Nuk baj aspak gabim të them se thelbi i urrejtjes se Perëndimit ndaj Berishës qëndron jo në veprat “korruptive” të tij, por në veprimet patriotike, dhe vlerat morale e njerëzore, që ai gëzon.
Sigurisht që progresi i shpejtë i Berishës në postin e kryetarit të PDSH , dhe mbështetja e fuqishme popullore, -kanë hapur rrugën, dhe ngjallur shpresat e popullit shqiptar-, në atë se, kjo qeveri narko-kriminale, nga më të korruptuarat në botë; tashmë, ditët i ka të numëruara.
Në këtë realitet të ri shqiptar ku ndryshimet më të mëdha priten të jenë nga shtatori. Shpallja “non grata”, edhe nga Mbretëria e Anglisë, -tingëllon sa qesharake, aq edhe domethënëse. Ajo, dukshëm shpreh dëshpërimin e plotë të Elitës Globale, së cilës, i ka hyrë frika se progresi i PD, nën drejtimin e Berishës, drejt marrjes së shpejtë të qeverisjes së vendit, do të sfidojë ecjen përpara të kësaj Elite, që falë Covidit, dhe “Ndryshimit të Klimës”ata po çojnë vendet e pavaruna, drejt vendosjes së Komandës së Re Botërore, (New World Order,-NWO), që në të vërtetë s’është një teori konspirative, (siç mundohen ta quajnë ata), por është një realitet i gjallë, që nëpërmjet Forumit Ekonomik Botëror (world Economic Forum) në bashkëpunim të ngushtë me OKB, po mundohen ta realizojnë sa më shpejt. Nuk dimë me ekzaktësi kohën e mbërritjes, (ajo varet nga ne, dhe të gjithë popujt e botës), por me siguri, jemi duke udhëtuar drejt një qeveri totalitariane botërore.

Për të ditur më tepër rreth Forumit Ekonomik Botëror, (WEF),-miqësisht ju sugjeroj të shkoni në Website-n e saj: weforum.org
Megjithatë, unë shkurtimisht po ju tregoj se kjo organizatë u krijua në vitin 1971 nga Klaus Schwab: një inxhinier dhe ekonomist gjerman, që edhe sot është kryetar i saj.
Ndërsa, në anëtarë të saj më të njohur bëjnë pjesë:
*George Soros, -themelues, dhe kryetar i Soros Fund Management,
*Christine Lagarde, presidente e Bankës Qëndrore Europiane,
*Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB, (Organizatës së Kombeve të Bashkuara),
*Tedros Adhanom, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH, (Organizatës Botërore të Shëndetësisë), *Kristalina Georgieva, Drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar etj.
Nga ngjarjet që po përjetojmë, jemi të bindur, se “urrejtja ndaj Berishës” s’është aspak një fenomen thjesht personal anti-Berishjan, që vjen vetëm nga SHBA, apo Anglia, -ajo është një strategji e Elitës, – qëllimi i së cilës është eleminimi me çdo kusht, i të gjithë atyre që bëhen pengesë në realizimin sa më të shpejtë të agjendës së tyre globale: pra, vendosja e një qeverie totalitariane botërore.
Sillni në vëmendje ç’farë i kurdisën ish-presidentit të Ukrainës Viktor Yanukovych në 2014, …
Po kryeministrit Italian, Mario Draghi-t çfarë i ndodhi? Ai, disa muaj më parë njihej, si “burri më i fuqishëm në Europë”, ndërsa me 21 korrik, dha dorëheqjen, duke e lanë vendin në një situatë tepër të trazuar, e njëherësh, duke dobësuar lidershipin European, në kohën më kritike që ndodhet Europa.
Në arenën ndërkombëtare, Draghi, është i pesti, prej udhëheqësve, që javët e fundit janë detyruar të lënë postet e tyre.
Pra Draghi, i bashkohet Presidentit të Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa, Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, Kryeministrit të Izraelit Naftail Bennett, dhe Kryeministrit të Estonisë Kaja Kallas, që kohët e fundit, për shkak të dështimit si lider, kanë braktisur anijen e Forumit Ekonomik Botëror, (WEF).
Dorëheqja e Draghi-t vjen në kohën kur Italia po ballafaqohet me një trubullim të madh ekonomik, dhe keqësim të krizës energjitike, dhe si pasojë të këtij lajmi, edhe vlera e Euros ka ra shumë.
Mijëra fermerë, dhe qytetar italianë, (nën shembullin e demonstruesve hollandez, dhe Francez), janë duke protestuar kundra qeverisë së tyre.
Popujt e këtyre vendeve po rrebelohen! Atyre u ka ardhur në majë të hundës nga udhëheqësit e tyre, (me afinitet, dhe lidhje globaliste), që qëllimisht po shkatërrojnë jetën e popullit të tyre. Në këtë kategori, hyjnë edhe Edi Rama, -një biografi të shkurtër të tij mund ta gjeni në faqen e Website-it të WEF.
Edhe Presidentit Francez, Emmanuel Macron, që mbahej si i dyti, më i fuqishmi, (mbas Draghi-t, në Europë), është duke ju lëkundur pozita. Megjithëse kohët e fundit, ai e ka rrefuzuar një propozim për të dhënë dorëheqje, -prap se prap, s’besohet se mund të rrezistojë shumë gjatë.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Australi, me kryeministrin konservativ, Scott Morrison, megjithëse lëshoi mjaft pe, në favor të direktivave të WEF,- ai s’arriti t’i kënaqte plotësisht-. Kështu, megjithëse ishte një kryeministër i aftë, -humbi zgjedhjet. Partia Punëtore, mori qeverisjen, dhe kryeministër u bë një nga më të pa aftit e krahut të majtë.
Për Forumin Ekonomik Botëror, (WEF),-devotshmëria dhe nënshtrimi i plotë i një lideri, merr rëndësi të jashtëzakonshme, ndërsa aftësia, s’është aspak e rëndësishme. Shifni psh.: se kush është kryeministër i Kanadasë, i Zelandës së Re…, megjithatë, për Klaus Schwab, ata janë udhëheqësit më të mirë, sepse me një zell të madh, ata zbatojnë me rigorozitet Agjendën Tiranike të Forumit Ekonomik Botëror, dhe në qeveritë e tyre, shumica e ministrave janë pjesë e këtij forumi, (WEF).
Tashmë dihet se falimentimi i Sri Lankës, lidhej direkt me presidentin e mëparshëm, i cili adaptoj në mënyrë sistematike, planet, apo rregullat radikale, dhe shkatërruese të Energjisë së Gjelbërt, (Green Energy), (sigurisht të diktuara nga WEF), që asgjësoi ekonominë dhe sistemin monetarë të vendit.
Edhe gazeta ‘Wall Street Journal’ e quajti dështimin e Sri Lankës, ‘Failed Green New Deal’, një katastrofë njerëzore, (“Human Disaster”), që çoi në revolta popullore, dhe detyroi Rajapaksa me dhanë dorëheqjen nëpërmjet një Email-e, ndërkohë që ai po ikte nga vendi i tij. Kjo shkaktoi një vakum në pushtet, që i dha mundësi Forumit Ekonomik Botëror, (WEF), që me shpejtësi të vinte në këtë pozicion, një nga njerëzit e sajë më të devotshëm, -Ranil Wickremesinghe, – anëtarë i Forumit Ekonomik Botëror, (WEF).
Le t’mos e harrojmë se skenari i Sri Lankës, do të zbatohet edhe në zëvendësimet eventuale të udhëheqësve, që përmendëm më sipër, e pse jo, edhe në zgjedhjet e ardhëshme, që do të mbahen në vende të ndryshme të botës.
Si gjithmonë, të majtit Marksist, kurrë s’e lënë një krizë të madhe, (të fabrikuar), me ju shkue kot.
Situata e Sri Lankës, reflekton edhe atë çfarë po ndodh tani në Itali, Francë, Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës së Bashkuar, (EU), si dhe Angli, -Të gjitha ngjarjet janë pasojë e zbatimit të direktivave të WEF, dhe OKB.
Parlamenti Italian tani po shpërbëhet, dhe s’është aspak e çuditëshme që një papë i WEF, të zëvendësojë Draghi-n. Po të njejtën gjë, WEF është duke u munduar ta realizojë edhe në Angli.
Diaspora shqiptare e Australisë, pajtohet plotësisht me deklaratën e Sali Berishës që ndër të tjera thotë: “Kjo përbën një skandal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korruptiv, që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverisë më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës….” Ndërsa, vazhdimi i deklaratës së tij me fjalët “…., me gjithë mundësitë e mia modeste, nuk do të rresht së luftuari për të bindur shqiptarët se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votës janë armiqtë e lirisë, demokracisë, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre”, s’bën asgjë tjetër, veçse tërbon edhe më tepër këtë Elitë Kriminale Fashiste, që s’do t’i pushojë taktikat djallëzore, dhe manipulimet mafioze, (të çdo forme qofshin ato), për neutralizimin e këtij burrë-shteti, që guxon të mbrojë sovranitetin, dhe integritetin e vendit, popullit, dhe kombit të tij.
Nëse, jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë në botë nuk i kushtojnë vemendje, se kuptojnë, apo duan ta tolerojnë atë se ç’farë po gatuhet në guzhinën e Forumit Ekonomik Botëror, atëherë, do të jetë vetëm çështje kohe, kur ky Institut, të na marrë gjithçka që ne zotërojmë, -(pra çdo pronë private), dhe do të na kontrollojë plotësisht çdo aspekt të jetës sonë. Një prej parashikimeve më kryesore të ‘Global Future Councils’ është që nga viti 2030, ne, apo fëmijët tanë, s’do të kenë as edhe një pronë, apo gjë private, por do të jemi të gëzuar, (“you, or your children ëill oën nothing and will be happy), (weforum.org).
Në këto aspekte, Sali Berisha bëhet një pengesë serioze, për progresin e Forumit Ekonomik Botëror,(WEF),- jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera ballkanike, dhe Europiane. Prandaj edhe luftohet për eleminimin e tij.
Po e mbyll me një thënje të Klaus Schwab: “ Duke lëvizur drejt një të ardhme post-carbonike, njerëzit duhet të pranojnë se gjërat si: ngrënje mishi, dhe zotrim pronash, janë thjeshtë të pamundëshme, të paqëndrueshme. “ As humanity moves further toward a post-carbon future people must açept that things like eating meat and property ownership is simply unsustainable”
Liderët të rinj, (“young global leaders”), me trajnim nga Forumi Ekonomik Botëror, (WEF), -prej kohësh gjënden edhe në Shqipëri.



















