Kokaina në Durrës, reagon Donald Lu: Policia vigjilente por trafikimi i drogës po rritet

665
Sigal

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka reaguar pas kapjes së sasisë rekord të kokainës në Durrës. Ai thotë se kapja e 613 kg kokainë është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Mesazhi i Lu vjen jo vetëm në emër të ambasadës amerikane në Tiranë por edhe të Administratës Anti-Drogë të Shteteve të Bashkuara (DEA). Donald Lu thotë se SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.

Para ambasadorit amerikan reagoi edhe ambasada e BE-së në Tiranë, e cila pasi përgëzoi policinë dhe doganën për operacionin, thotë se kriminelët nuk mund të fitojnë mbi ligjin.

Deklaratë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu


Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.

SHBA