Klodi Stralla: Burokratët e BE, marrveshja e Kumanovës dhe djallëzia serbe

6
Sigal

Nesër, në 14 shtator, do të mbahet në Bruksel takimi i radhës midis presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Një takim rutinë, i përsëritur dhe pa asnjë rezultat konkret.

Shqiptarët, këndej dhe andej kufijve shtetërore, duhet të vetëdijësohen se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet të pavarur. Ajo mund të ishte bërë detyruese për Serbinë me Marrveshjen e Kumanovës, 25 vjet më parë, por nuk u bë. Me ose pa qëllim, këtë nuk di ta them.

Prandaj, ne shqiptarët, para se të humbasim kohë dhe energji me bisedime shterpë, duhet të bëjmë zgjedhjen tonë, atë mes njëri-tjetrit – të përshpejtojmë integrimin tonë kombëtar, të heqim barrierat që na ndajnë, të ndërtojmë ekonomi dhe energjitikë komplementare, si parakusht që, në një të ardhme jo të largët, të realizojmë edhe bashkimin tonë kombëtar, si e vetmja mënyrë efektive për t’i mbijetuar sfidave centrifugale të globalizmit.

Burokratët e BE-së kanë kohë me tepëri, ne shqiptarët na duhet të shpejtojmë për të kapur kohën e humbur!