Klevis Balliu: Saimir Tahiri krahasuar me Ramën është një cigare hashashi

205
Dënimi i Tahirit më shumë se sa një dënim, duket një kontratë me Drejtësinë për të shpëtuar Edi Ramën.
Si mund të harrohet që një nga faktet për trafikun e narkotikëve ishte dhe fikja e radarëve, për të cilët askush nuk mban përgjegjësi.
Në fakt këtu është harruar dhe përgjimi për shpenzimet e fushatës së Tahirit.
Këtu është harruar dhe mbrojtja e Edi Ramës për Tahirin dhe mbi të gjitha është harruar dhe fasadë-lufta ndaj narkotrafikut që drejtonte Rama për të mbuluar narkotrafikun që kryente vetë.
Këtu nuk mund të hetohet realisht, sepse një hetim i vërtetë jo vetëm arreston Tahirin por arreston Edi Ramën të parin.
Tani njësoj si lufta fasadë ndaj narkotrafikut po tentohet e njëjta gjë me Drejtësinë fasadë të sotme që dënon për narkotrafik një Ish Ministër me 3.4 vite burg, nga të cilat Tahiri me gjasë nuk do ti kryejë të plota. Ndërkohë që djemtë e rinj kanë bërë 5 vite burg për një cigare hashash, pikërisht për shkak të ligjit të Ramës dhe të Tahirit të miratuar në vitin 2014.
E vërteta është se këtu u shpëtua Rama duke dhënë pseudo dënim për Tahirin.
Sigal