Klajda Gjosha: Qëndrimet e Sorecës  të ndryshme nga të BE-së!

264
Sigal

 

Vendimi i Hollandës nuk është aspak një surprizë, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet, siç është Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Reforma Zgjedhore. Plus u shkua më tej për çështjen e ligjit të medias. Ajo që më ka bërë vaki është sesi ka një mospërputhje të asaj që thotë Komisioni dhe Soreca në Tiranë. Zoti Soreca thotë se puna e qeverisë në përmbushjen e kushteteve është optimiste, ndërsa nga Brukseli nuk është i njëjti perceptim. Me Maqedoninë e Veriut  na ndan keqqeverisja. Qeveria nuk është e interesuar të çelë negociatat pasi kështu ajo ruan pushtetin e vet dhe këtë vendimmarrje ajo nuk do t’i duhet ta ndajë me Europën. Vendimmarrja e njëanshme e qeverisë nuk mund të mos pasqyrohet në vendimmarrjen e BE-së”-shtoi Gjosha.