Këshilltari i CDU-së gjermane ironizon foton e Yuri Kim: Ato i bëjnë njerëzit të duken si kriminela

285
Sigal

Një foto e Ambasadores amerikane, Yuri Kim, me zyrtarët e Qeverisë, është shfaqur në rrjetet sociale. Diplomatja amerikane është shfaqur në krah të ministrave Elisa Spiropali dhe Niko Peleshi.

Këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Henze në një reagim në Twitter ka komentuar foton duke e ironizuar me faktin se personat në foto i bëjnë njerëzit të duken si kriminela.

“Ambasadore, ata bëjnë njerëz si Sali Berisha, i cili ka bërë shumë për Perëndimin dhe Shqipërinë, një njeri të Perëndimit, natyrisht, si çdo qenie njerëzore gjithashtu ka bërë gabime, por ato janë të parashkruara dhe i vendosin në anën tjetër me kriminelët, kjo nuk është gjë e mirë” shkruan Henze.