Aksidenti në Kroaci, Presidenti Meta: Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta

73
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një mesazh pas aksidentit të rëndë në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona, teksa një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga.

Meta shprehet në mesazhin e tij se ndan dhembjen me familjet e viktimave dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta, teksa falënderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falënderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shprehet presidenti Meta.