Kërpaçi: Edi Rama po kërkon të shembë identitetin tonë për oligarkët. Nuk do ta lejojmë

398
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka qenë krah artistëve dhe qytetarëve që kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

“Edi Rama dhe qeveria e tij e krimit duan që të shembin teatrin kombëtar, identitetin tonë kombëtar për t”i hapur rrugën grabitjes së pronës publike dhe për të zhvatur lekët e qytetarëve shqiptarë. Sot, qytetarët shqiptarë, sot të rinjtë dhe të rejat janë me teatrin, unë jam me teatrin, unë jam sot në mbrojtje të identitetit tim kombëtar. I ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të vijnë dhe të bashkohen. Të vijnë dhe të bashkohen kundër kësaj qeverie që kërkon të na zhvasi, kërkon të na vjedhë identitetin kombëtar, kërkon të na marrë çdo gjë tonën për hir të 5 njerëzve. Për hir të lekëve të tyre. Nëpërmjet këtij projekti korruptiv qeveria kërkon të pasurojë 5 oligarkë. Kërkon që të çojë lekët dhe t’i fshehë në kompanitë offshore, duke bërë që identiteti i qytetarëve shqiptarë të zhduket, të shëmbet. Por ne nuk mund ta lejojmë këtë prandaj jemi sot në protestë, prandaj i gjithë populli sot është në këmbë. Të gjithë qytetarët e Tiranës dhe shqipërisë sot janë me artistët. Jemi në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, jemi kundër kësaj qeverie. Do ta mbrojmë teatrin kombëtar, do t”i mbrojmë banorët e unazës së re, do t’i mbrojmë të rinjtë dhe të rejat. Asnjë hap pas derisa sa ta largojmë këtë kryeministër që punon për një grusht njerëzish”,- ka deklaruar Kërpaçi përpara artistëve e qytetarëve të mbledhur për të ndalur shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.