Klajda Gjosha: 25 Prilli është dita e rikthimit në normalitet, dita e shpresës dhe e mbështetjes ndaj biznesit dhe qytetarëve.

157
Sigal

Pasditen e sotme, ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka vizituar disa biznese të vogla në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku ka disktuar për problematikat që këto biznese hasin çdo ditë.

“Sot biznesi mbijeton në një klimë sa të trishtuar aq edhe të pashpresë! I goditur nga taksat e larta vendore dhe qëndrore, i goditur nga inspektoriatet e gjobë vënësit e përditshëm që nuk i lejojnë as të marrin frymë.”,- shprehet Gjosha në një postim në rrjetet sociale ku ka treguar për takimet.

Postimi i saj i plotë:

Sot në Komunën e Parisit, ku vizitova disa biznese të vogla dhe diskutova mbi problemet me të cilat ndeshen cdo ditë! Sot biznesi mbijeton në një klimë sa të trishtuar aq edhe të pashpresë! I goditur nga taksat e larta vendore dhe qëndrore, i goditur nga inspektoriatet e gjobë vënësit e përditshëm që nuk i lejojnë as të marrin frymë. 25 Prilli është dita e rikthimit në normalitet, dita e shpresës dhe e mbështetjes ndaj biznesit dhe qytetarëve. Të gjithë bashkë për ndryshimin!