Kënga e Big Basta-s: Rama IK!, Pojana: T’i japim fund largimit të rinisë nga vendi

497
Sigal

Këngëtari Big Basta ka bërë një këngë kundër Edi Ramës.

Bashkëshorti i Vesa Lumës, që aktualisht jetojnë në Zelandën e Re, ka sjellë një këngë kundër Edi Ramës.

Aty ai i këndon realitetit të zymtë që ka prodhuar Edi Rama dhe sekti i rilindjes që ai drejton.

Në fund, këngën Big Basta e mbyll me mesazhin “Rama Ik!”

Lidhur me këtë prodhim të ri të Big Bastës ka reaguar edhe nënkryetari i forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klevi Pojana.

“Një këngë nga Big Basta për realitetin e trishtë shqiptar. T’i japim fund largimit të rinisë nga vendi, është sot misioni më i madh kombëtar. #bashkëpërndryshimin”, shprehet Pojana.