Këlliçi publikon pamjet e dhunës nga Policia: Erdhën si hienat pas shpine

300
Sigal

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar pamjet e dhunës nga Policia ndaj artistëve dhe përfaqësuesëve të opozitës tek Teatri Kombëtar. Në video shihet qartë sesi Këlliçi merret zvarrë nga Policia. ”Erdhën si hienat pas shpine! Këto pamje mund ti shohë dhe prokuria, për të cilën jam kurioz se cilat do të nxjerrë si justifikime të rradhës në mbrojtje të Edi Ramës”.

Postimi i plotë

Sikur të luftonte krimin dhe drogën, njëlloj si i suli policinë artistëve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Teatri Kombëtar, sot Shqipëria do ishte vendi më i sigurtë dhe jo Kolumbia e Europës. Kushdo që kishte dyshimin më të vogël se çfarë po bënim ne kur nisi dhunën policia e krimit, vetëm shikoni pamjet! Erdhën si hienat pas shpine! Këto pamje mund ti shohë dhe prokuria, për të cilën jam kurioz se cilat do të nxjerrë si justifikime të rradhës në mbrojtje të Edi Ramës.