Makina përfundon brenda në liqen, raportohet për një viktimë në aksin Gramsh-Cërrik

236
Sigal

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Gramsh- Cërrik pasi një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës ku deri tani mësohet se ka një viktimë të moshës 50- vjeçare.

Deri tani nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet por zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është shesh pushimi dhe nuk dihen shkaqet se pse automjeti ka përfunduar në liqen. Makina përfundoi në një thellësi 40 metra në liqen.