Këlliçi: Me shtetin elektoral, Rama përdori paligjshmëritë për të organizuar farsën e 11 majit, u vodhi të ardhmen gjithë shqiptarëve!

40
Sigal

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi teksa ka falenderuar trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 Tiranë , shprehet se Edi Rama përmes paligjshmërisë, organizoi farsën e 11 majit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se shteti elektoral i Ramës, përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën, në mënyrë që t’u vidhte të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve.

‘Faleminderit secilit për sakrificat në mbrojtje të demokracisë’, përmbyll mesazhin e tij Këlliçi.

Statusi

Me trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 Tiranë.

Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre që arriti të merrte pjesë në takimin e sotëm falenderues.

Shteti elektoral i Edi Ramës përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën e 11 majit, për t’u vjedhur të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve.

Faleminderit secilit për sakrificat në mbrojtje të demokracisë