Këlliçi: Basha ka uzurpuar zyrën e PD, kërkon të bëjë incidente mes demokratëve

184
Sigal

Deputeti i PD Belind Këlliçi i ftuar në një emision, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.

Këlliçi thekson se Basha ka uzurpuar zyrën e PD-së, duke shtuar se kërkon që të bëjë incidente mes demokratëve.

“Basha nuk bën dot aktivitet pa mbështetje të policisë. Basha ka uzurpuar zyrën e PD dhe kërkon të bëjë incidente mes demokratëve.

Sot i ka mbetur vetëm një mbështetës ndërkombëtar e vazhdon që të gënjejë në mënyrë kronike. Bashën sot e ndihmon Edi Rama, selia e PD-së është me kriminelë dhe mbrohen nga policia e Ramës”, deklaroi Këlliçi.