Aksident me vdekje në afërsi të Thumanës, raportohet për një viktimë

195
Sigal

Një aksident fatal ka ndodhur në pjesën e segmentit të autostradës Mamurras-Fushë Krujë, në afërsi të Thumanës.

Viktima ende e paidentifikuar dyshohet se është përplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë së qarkullimit rrugor. Ndërkohë që ende nuk dihet rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.