Kejdi Mehmetaj: “Brezi ynë ka aftësinë, përgjegjësinë për ta bërë botën tonë një vend më shpresëdhënës”

201
“Teksa rritesh mëson se njeriu ka dy duar – një për të ndihmuar veten dhe tjetrën për të ndihmuar të tjerët” – Audrey Hepburu

Krenare që gjatë legjislaturës sime të parë në Parlament u bëra iniciatore dhe hartuese e nje ligji që nxit solidaritetin dhe shërbimin në komunitet, Ligjit për Vullnetarizmin.

Vet kam shërbyer si vullnetare, jo prej politikës, por prej dëshirës për të ndihmuar të tjerët. Eksperienca në Shtëpinë e Foshnjës ka qenë një nga ato që më ka mësuar më shumë dhe më ka bërë të njoh veten dhe se kënaqësia që merr nga ky akt është e pakrahasueshme me çdo gjë tjetër.

Shpresoj po ashtu që së shpejti Ministria përgjegjëse, do ushtrojë detyrën e saj duke nxjerrë aktet nënligjore që e bëjnë këtë ligj te zbatueshëm. Vullnetarizmi do ndihmojë ndër të tjera të rinjtë që të fitojnë eksperiencë dhe të mund të integrohen më shpejt në vendin e punës.

Ftoj çdo të ri që së paku një herë të kryejë një punë vullnetare. Brezi ynë ka aftësinë dhe përgjegjësinë për ta bërë botën tonë një vend më shpresëdhënës, të qëndrueshëm dhe të qetë. Nëpërmjet vullnetarizmit mund t’ja dalim të japim edhe ne dorën tonë.