Kastriot Islami shoqërohet në Polici/ Veprim i urdhëruar dhe i parafabrikuar!

231
Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami pas shoqërimit në polici: Akt banditesk, shtetëror

Gazeta Telegraf

Pardje, policia e Shtetit, në mënyrë provokative, shoqëroi në komisariat ish kryetarin e Kuvendit, ish ministrin e Jashtëm, Porf. Dr. Kastriot Islami, duke e keqtrajtuar, vetëm e vetëm pse nuk kishte me vete kartën e indentitetit. 

Ja çfarë ndodhi me Prof. Dr. Kastriot Islami: 3 mundësi

Ose është veprim i ideuar dhe urdhëruar nga “bosi i Surrelit”, i tronditur rëndë nga situata elektorale, por edhe i shqetësuar nga analizat opozitare, dhe për rrjedhojë nga paniku e frika duket se është hedhur në sulm policor e veprime bandisteske së bashku me sektin e klientelist;

Ose është një “maket” i parafabrikuar po nga i njëjti shtab pervers i drejtuar nga Edi Rama dhe Endri Fuga për të kapur, goditur dhe deri izoluar në komisariate çdo individ opozitar apo kundërshtar politik që do të synohet të akuzohet me alibinë e mos mbajtjes së maskës;

Ose ky do të ishte një veprim i turpshëm, barbar e bandistesk i strukturave policore të mbushura me militantë agresivë e të papërgjegjshëm që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për karrigen e shefit të tyre të madh. Duket se profesori e ka të qartë, bazuar në një analizë të thellë të gjithçkaje ka ndodhur më parë, por edhe parmbrëmë, se cili opsion ka më shumë gjasa të ketë ndodhur, por ende “provat e faktet” janë të mjaftueshme dhe gjykatat janë të marra peng. Edi Rama dhe disa pjesëtarë të kupolës së ngushtë e kanë shumë të qartë se cilin opsion kanë vënë në veprim mbrëmë dhe duhet e do të përgjigjen shumë shpejt për këtë çështje!

Ajo që ndodhi me profesorin po ashtu s’ka asnjë lidhje me teatrin absurd të mashtrimeve të bandës policore që synonte dy gjëra i) të shfajësonte aktorët policorë të shfaqjes së djeshme, me pretendimin qesharak se ata po zbatonin ligjin dhe se nuk e njihnin profesorin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, gjë që s’është e s’mund të jetë e vërtetë; ii) të justifikonin dhunën verbale dhe fizike të ushtruar me “pretendimin e sajuar se gjoja janë ofenduar e kundërshtuar” nga profesori dhe ish-kryetari i Kuvendit, gjë që as ka ndodhur dhe as mund të ndodhë nga një personazh serioz intelektual.

Ajo që ndodhi me profesorin, pas një analize të gjatë mund të çojë në 3 përfundime:

Së pari, frikacaku i Surrelit, duke urdhëruar sjellje barbare ndaj një profesori tregon frikën që e ka pushtuar dhe përmes këtij akti synon të kërcënojë të gjithë qytetarët opozitarë e kundërshtarët politikë. Por gjasat janë se edhe kjo tentativë do të dështojë!

Se dyti, përmes këtyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit synon, duke ju vënë gjoba policore me alibinë e mosmbajtjes së maskës, t’i “reduktojë” oksigjenin kundërshtarëve politikë që kanë qënë dhe janë aktivë kundër zullumeve e marrëzive të tij. Gjykoj po ashtu se s’do të ketë kohë për ta realizuar këtë synim makiavelik!

Së treti, dhe kjo është më e rënda dhe më e rrezikshmja, Xhelati i Surrelit, synon të “vrasë” kundërshtarët politikë përmes infektimit me virusin e rrezikshëm duke urdhëruar mbajtjen e tyre në komisariatet e policisë ku s’ka asnjë masë anti-covid, sepse në dhomat e komisariateve s’ka asnjë mjet mbrojtjeje anti-covid, të ndaluarit nuk paisen me maska mbrojtëse, izolimi kryhet në dhoma pa ajrim e të mbyllura, dhe policët s’janë të paisur sipas protokolleve shëndetësore me mjetet adekuate mbrojtëse! Por edhe ky synim vrastar s’do të mund të arrihet sepse do të duhet të izolohen e infektohen mbi 1 milionë qytetarë opozitarë!

 

         Reagimi i Prof. Dr. Kastriot Islami

Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kundër meje, se unë as trembem dhe as stepem, madje motivohem më shumë! Jam plotësisht dakord! Madje do të shtoja edhe më shumë nga çfarë shkruan miku im me poshtë, që me siguri nuk është në dijeni të plotë të të gjithë ngjarjes së turpshme dhe barbare! Këtë që shkruan më poshtë miku im e vërtetova dje katërciperisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja! Po vendos në faqen tim komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në Perëndim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kyçe të shtetit: “Çfarë paturpësie dhe gjysmë-banditizmi! Ndalimi, Izolimi dhe përdorimi i forcës në Komisariat policie kundër ish-Kryetarit të Kuvendit, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, profesorit të Surbona së Parisit dhe figurës politike dhe publike ndër më të njohura në Shqipëri pa shkak, pa shkas e preteks qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shënjestruar politik! Çfarë turpi! Edhe shtetërore, jo vetëm policore!” P.S: Jam me i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes. Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk më step apo ligështon, por më ka dhënë më shumë force e energji për të bërë betejën më të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët!