Kastriot Islami: Kongresmeni Lee Zeldin merr në pyetje Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

273
Sigal

Kongresmeni Lee Zeldin, një mik i mahnitshëm për shqiptarët, sapo mori në pyetje Sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi caktimin e Sali Berishës si persona jo-grata dhe kërkoi fakte që Blinken ka mbi korrupsionin e Berishës.

Blinken nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje te drejtë dhe referoi Kongresmenin për më shumë informacion në Zyren e Punëve të Ligjvënësve, gjë që Kongresmeni Zeldin synon të bëjë.

Blinken është ende duke dëshmuar përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës për përparësitë e politisë së jashtme të departamentit dhe kërkesës së presidentit për buxhetin 2022.