‘Dritani i UÇK’ dhe Fredi B…. paralele dhe paradokse

66
Sigal

Nga Kristaq Xharo

Ky shkrim-opinion, pa marrë përsipër të jetë një analizë e detajuar,   ju referohet dy personave pa ndonjë lidhje direkt për të treguar paralele dhe paradokse, sesi një akuzë e rëndomtë (Fredi B) kthehet në një kauzë kombëtare (në vendin fqinj) dhe si një kauzë kombëtare (Dritani i UÇK) trajtohet  si një akuzë e rëndomtë (në vendin amë).

Dritani Goxhaj, tashmë i njohur edhe si ‘Dritani i UÇK’ dhe Fredi B. ndodhen të ndaluar, njëri me kërkesë të prokurorit special të Kosovës, në Hagë dhe tjetri për llogari të drejtësisë shqiptare. Janë dy persona që vijnë nga histori diametralisht të kundërta. Dritani sëbashku me atin, Dilaver G, të dy ushtarakë të lartë, ju bashkuan që në ditët e para luftës sëUÇK dhe njihen marëkombëtarisht si pjesëtarë, veteranë tëUÇK, që u përkushtuan me jetëpër kauzën kombëtare.Aktualisht, prej disa vitesh janë të angazhuar në media me shkrime, analiza dhe opinione veçanërisht për luftën e Kosovës.

Fredi B edhe ky shtetas shqiptar, i dëshiruar dhe njohur si minoritarë, me një të kaluar të dyshimtë u zgjodh si ‘simbol’ i përfaqësimit të opozitës në Himarë.Përshkrimin e Fredi B më qartë e afron Themis Dimitrakopoulos shkrimtar, politolog,grek ‘…anëtar i ekstremit M.A.B.H. (ne vitin 1995 arrestohet me arme pa leje ne kufirin greko-shqiptar, në vitin 1995, për 7 shtetasit shqiptarë me origjinë greke, njëri nga 7 ishte Fredi Beleri, i cili ishte arrestuar në tentativë për të futur në Shqipëri armë të rënda (nëntë automatikë kallashnikov, 2 pistoleta, bajoneta, wireless, uniforma kamuflazhi dhe kapuç) nga rojet kufitare GREKE në stacionin kufitar në Delvinaki, natën e 18 marsit 1995..’  e më tej ‘ …siç raporton gazetari i KATHIMERINIS, Stavros Tzimas në librin e tij “Mbi plejadën e nacionalizmit“, me një parathënie të Alexis Papahelas: “në atë kohë nuk kishte asnjë dyshim se të arrestuarit [në 1995] po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak. , që ishte kampi i Logos, pak larg nga kufiri…’.

Pra si  Dritani i UCK, edhe Fredi B janë njohës të mirë të përdorimit të armatimit, i pari sepse e ka profesion në FA dhe i dyti sepse e ka pasur instrument për kauzën e tij dhe mjaft i përfolur si pjesëtar në masakrën e Peshkëpisë, kundër Forcave të Armatosura,  me të vrarë e të plagosur. Paradoksalisht, sot ndodhen në një stad duke kërkuar pafajësi dhe lirim të menjëhershëm por për çështje të ndryshme.

Akuza dhe kauza. Paralele dhe paradokse.Sipas deklaratave zyrtare, të dy personat mbartin akuza penale dhe ndalohen në kushtet e ‘flagrancës’.Fredi B,për ‘blerje votash’ me prova të pakundërshtueshme,siç thotëshprehet organi i akuzës. Nga pamjet që u paraqitën,  ai ndalohet nënjë mjedis të errët, në grup dhe me dëshmitarë, gjithmonë sipas deklaratës zyrtare.  Përndryshe, Dritani iUÇK u akuzua dhe ndalua për llogari të prokurorit special të Kosovës, me vendndodhje në Hagë,  gjithashtu, në‘kushtet e  flagrancës’, sepse nëpërmjet medias kishte rrezikuar ‘dëshmitarët e mbuluar’ duke shprehur opinionin e tij për  seriozitetin e dëshmive të tyre nëHagë. Dy akuza që vijnë në kushte të ndryshme, në mjedise të ndryshme, për çështje mjaft të ndryshme. Paradoksalisht, Dritani i UÇK, prej kohësh pjesëtar i medias ndalohet për opinionin e tij. Një akuzë në kufijtë e absurdit.

Paradoksi dhe absurdi nuk qëndron vetëm në akuzë, por edhe nëlogjikë. Nëse Zyra Speciale mbështetet vetëm në ‘dëshmitarë të mbuluar’ dhenuk është në gjendje të ruajë sekretet e veta atëherë cila është e ardhmja e procesit të ngritur kundër UCK në Hagë. Për më tej, cila është përgjegjësia e Dritanit që nuk ka punuar asnjëherë në këtë zyrë, të shprehë opinionet e veta apo të ruaj ‘sekretet’ e saj?  Raporti i prokurorit nuk lidhet thjesht me Dritanin, por me median e lire. Paradoksi thellohet kur edhe organet e drejtësisë në tiranë nuk japin asnjë shpjegim për zbatimin ‘verbas’ të kërkesës së Hagës.  Në letrën e tij nga burgu Dritani i argumenton mjaft qartëkëto absurde.

Në kontekst logjik, por edhe më tepër,  shteti shqiptar edhe zyrtarisht, nëpërmjet institucioneve më të larta është shprehur se  gjykata e Kosovës atje në Hagë, me asnjëpjesëtar nga Kosova, ka humbur sensin e funksionimit. Themelet e saj u ngritën me frymëzimin dhe dredhitëe Serbisë dhe Rusisë, duke përdorur shpifjet e bodrumeve të Beogradit. Të vëna në gojën e  Karlës dhe të Dickut,  për ‘shtëpinë e verdhë’, ato nuk u provuan asnjëherë dhe si të tilla janë çmontuar me kohë. Sëbashku me themelet edhe personat, që  sillen si dëshmitarë kryesisht ‘të mbuluar’ për të provuar akuzat e ngritura, po bëhen tëpabesueshëm, qesharakë dhe objekt diskutimi jo vetëm në media. A duhet në këto kushte, minimalisht, edhe institucionet tona tëdrejtësisë të ndjekin e respektojnëqëndrimin zyrtar të shtetit, me detyrimin minimal të shpjegojnë vendimet e veprimet e tyre. Por, le tëqëndrojmë te zanafilla…

Kur akuza kthehet në kauzë…paralele.Nënjë linjë me Fredi B, pa respektuar normat  bazë,  u deklarua dhe po angazhohet shteti fqinj me gjithë kapacitetet e tij të fuqisë. Tashmë,  një akuzë të rëndomtë,  institucionet më të larta të vendit fqinjë e kthyen në kauzëme kërkesa  ultimative,  pa nguruar  të tërheqin në këtë lojëedhe vet  BE. Personalitet të larta greke, përfshirë deputetë,  vizitojnë Fredi B.   E gjithë media greke, u vendos në krahë të Fredi B, pa u bërë merak për të vërtetën. Një protestë e ‘modelit helen’ zhvillohet në Himarë dhe përfaqësues më të lartë nga vendi fqinj nuk frenohen të respektojnë sovranitetin e shtetit fqinj. Vizita e Fort Lumturisë së  Tij,  Janullatos e ‘hyjnizoi’ kauzën dhe frontin e Fredi B. Elementë të spektrit tëvetëquajtur opozitar,  të zënë në ‘kurth’ me apo pa dashje, ndoshta edhe thjesht për interesa elektorale nuk dëshirojnë  të shohin se çfarë fshihet pas kauzës tashmë të ngritur. Që në zanafillë kur zgjodhën si simbol të përfaqësimit të tyre një personazh kaq të përfolur dhe me deklarime aq të debatueshme. TashmëqëFredi B është kthyer në kauzë kombëtare e vendit fqinj, interesi elektoral është vetëm një mbulesë…

Për analogji akuza ndaj Dritanit tëUÇK, edhe pse individualisht, prek deri në detaje një kauzë kombëtare, jo thjesht për lirinë e shtypit për zërin e ngritur në mbrojtje të luftës së UCK. Çuditërisht në këtë kauzë, Dritani u la në hije nga të gjithë aktorët homologë, që renditëm për Fredi B. Vetëm pak vetë protestuan pranë ‘Kalit të Skëndërbeut’, duke shtuar edhe një numër fejbuksash,  që shprehën ‘fuqishëm’zemërimin e tyre  ‘on-line’. Media me organizatat e saj, që në raste të tjera nuk ngurojnë tëprotestojnë deri zyrat  më të largëta tëorganizatave ndërkombëtare, këtë radhë nuk u ndjenë të guximshëm të mbronin njëpjesëtarë të tyre, gazetarin analist Dritan G duke mos vlerësuar faktin që ai në pozicionin e një gazetari analist  shprehu një opinion në median e ‘lirë’. Faktori politik,  qënëçdo rast tjetër për përfitime elektorale do të buçiste në media, tashmë tregoi se çështjet e mëdha mund ti përdorin vetëm kur vlejnë për fushatat e tyre. Nuk pati ndonjë anëtar parlamenti të ngrejë zërin apo të takojë Dritanin. Duke u kujdesur për ‘harmoninë fetare’ nuk flitet për ndonjë klerikënë nivelin e Janullatos të përkujdesej edhe për çështjen ‘Dritan’… edhe pse ai nuk e ka këtë nevojë… Duhet pranuar që  Fredi B, tashmë e mbështetur nga shteti fqinj, media, kleri dhe eksponentë që e ngritën ‘simbol të përbashkët’ u ngrit në kauzë,  dhe  e eklipsoi Dritanin e UÇK dhe kauzën e tij (tonën).

Në përfundim. Dritani i UÇKiluftoi dhe i fitoi betejat e tij, si dje kur nuk kurseu as jetën në luftë edhe sot që vazhdon të mbrojë një kauzë të madhe.  Kjo betejëështë për njëçështje më të mëdha se liria e medias, ajo ështëkauzës e luftës së djeshme. Tashmë edhe beteja nëHagë po hyn në fillimin e fundit, përderisa e gjithë akuza kundër UÇKmbështetet në dëshmitarë të fshehur. Dritanittashmë i ka mbet edhe një betejë më e fundit,  tashmë si ‘i burgosur i ndërgjegjes’,  kur ai u ndalua,  sepse shprehu një opinion në media. Ai vazhdon të jetë në shërbim të kombit.J.F.Kenedi dikur pat thënë ‘ Mos pyet se çka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd… Tashmë ndryshe nga Dritani i UÇK, Fredi B po na jep edhe një mësim tjetër në  atë se ‘çfarë atdheu bën për ty’…

* Kristaq Xharo: Profesor për Çështjet e Sigurisë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në UET.