Doktor Erald Vasili: Personat me aftësi të kufizuar pjesë e jona, të mos heqim dorë për integrimin e tyre në shoqëri

477
Sigal

Nga Doktor Erald Vasili

Sot eshte dita e njerezve me aftesi te kufizuara.

Nuk eshte dita per te bere ndonje aktivitet ose like por per te kujtuar cfare eshte bere cdo dite te vitit qe kaloi dhe cfare mund te behej me shume.

Nuk eshte justifikim te fshihemi mbas etiketes aftesi te kufizuara duke i pare si dicka te huaj nga ne nje grup tjeter dhe per te hequr dore nga tentativa per ti integruar, pjestare te barabarte te shoqerise.

Ata jane pjese e shoqerise tone, pjese e jona.

Nese jemi te sinqerte dhe kujtojme te kaluaren te tere kemi qene me aftesi te kufizuara ne nje fushe te caktuar.

Mbajme mend te tere ate ndjenje vrastare te njerezve qe te kthejne kurrizin qe te thone nuk ben per kete ate ndjenje qe fik cdo shprese dhe zhyt ne deshperim te erret.

Por ajo qe mbajme mend te gjithe me mire jane ata pak persona qe na kane buzeqeshur zgjatur doren dhe thene mos u merzit te tere keshtu kane filluar do ja dalesh dhe ti do te ndihmoj une ata persona qe kane sjelle driten ne erresire.

Nuk duhet te shikojme diku tjeter por te tentojme cdo dite te behemi personat qe aq shume na kane ndihmuar dhe dhene me shume se nje dore na kene dhene mundesine e nje jete te barabarte me te tjeret.

Nuk mund te ndryshojme ata qe ne menyre frikacake bejne dem dhe perhapin erresire por mund te luftojme qe per dite te bejme pak mire me veprime te vogla kudo qe mundemi.

Nje njeri qe vleresoj me tha

Nese nuk ja lehteson dot problemin mos ja shto.

Ata jane njerezit tane.

Dua ta mbyll me motton e marinsave

Leave no man behind