Kapen në flagrancë në Maqellarë punonjësit e Bashkisë Bulqizë që po blinin vota: Kishin mbi 7 milionë lekë në makinë

348
Sigal

Ditën e sotme, banorë të zonës së Maqellarës, në Dibër kanë kapur në flagrancë Denis Xholin, Drejtorin juridik të Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Cekun, punonjës i Bashkisë së Bulqizës, duke dhënë para në shkëmbim të votës.

Nga burimet bëhet me dije se në makinë ata kishin mbi 7 milionë lekë me vete të cilat do të shpërndaheshin për të blerë vota në favor të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit.