Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta ish-deputeti i PD Hasan Halili, në moshën 77-vjeçare.
Halili ka qenë një personalitet i shquar. Ai ka qenë ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i Bujqësisë.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Halilit e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa i ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe.
Mesazhi i plotë ngushëllues i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Homazhe per Hasan Halilin!
Te dashur miq, Hasan Halili, personalitet i shquar, ish deputet dhe ish minister i bujqesise i qeverise se Partise Demokratike ka mbyllur syte pergjithmone.
Hasan Halili fjale pak dhe pune shume, me perkushtimin, aftesite e tij dha nje kontribut te çmuar ne transforminin e bujqesise shqiptare nga nje bujqesi hiperkokektiviste e falimentuar ne nje bujqesi private dhe tregu.
Duke shprehur mirenjohen me te thelle dhe nderimin me te madh per bashkepunimin e çmuar qe kemi patur ne qeverisjen e vendit, ju shpreh familjes, miqve dhe te afermve te tij, ngushellimet e mia me te sinqerta dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin,” shkruan Berisha.





















