Kandidatja Esmeralda Qirko: Punësimi i grave dhe mbështetja ndaj familjes, prioritetet e mëdha te LSI

279
Sigal

Kandidatja e LSI në Qarkun e Beratit, Esmeralda Qirko, ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza të rajonit numër 1 në Berat. Esmeralda Qirko shprehet se LSI ka projekte konkret për punësimin dhe rritjen e mbështetjes ndaj grave në Berat dhe gjithë vendin.
Mesazhi i Esmeralda Qirkos në Facebook:
Sot zhvillova një takim me gra dhe vajza në rajonin nr. 1 të Bashkisë së Beratit. Ishte takim shumë inkurajues dhe me shumë energji pozitive.
Të jesh midis grave dhe vajzave të Beratit kupton se sa e rëndësishme është që ato të kenë punësim të mirëpaguar, arsim cilësor për fëmijët e tyre dhe një perspektivë të qartë zhvillimi për qytetin ku ato jetojnë dhe ku duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Për të gjitha këto, LSI ka një plan konkret, i cili do të jetë shtylla e programit të saj qeverisës pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Programi qeverisës i LSI do të ketë në fokus mbështetjen dhe rritjen e rolit të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje. Punësimi i grave dhe mbështetja e familjes shqiptare janë prioritetet e mëdha dhe të padiskutueshme të LSI, e cila në 25 Prill do të arrijë një rezultat spektakolar në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë, pikërisht në saj të mbështetjes së madhe të grave dhe vajzave shqiptare.