1625 hektarë tokë ende nën ujë, Bashkia Shkodër: Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit

34
Sigal

1625 hektarë sipërfaqe toke ndodhen ende nën ujë.

Bashkia e Shkodrës në raportimin e situatës bën me dije se në rrugën e Obotit niveli i ujit në rrugë arrin në 30 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Ndërkohë në problematike mbetet situata në zonën e Livadheve pasi rreth 30 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.