Kandidatja e LSI në Vlorë, Anxhela Shenaj: 25 prilli është dita e triumfit të rinisë vlonjate!

200
Sigal

Kandidatja e LSI në Vlorë, Anxhela Shenaj, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale thotë se në këto tetë vite Rilindja i solli Vlorës vetëm rritje të krimit, shpopullim, rrënim të ekonomisë.

“Prandaj, 25 prill do të jetë dita e triumfit të rinisë vlonjate”,- vijon më tej Shenaj, ” dhe ne, vajzat dhe djemtë e Vlorës, që e duam Vlorën, kemi fuqinë dhe energjinë për ta ndryshuar këtë realitet që solli Rilindja e Edi Ramës”.

Në vijim postimi i plotë në Facebook: 

Situata në të cilën ndodhemi është tepër kritike!
“Rilindja” i solli Vlorës shpopullim, rritje të krimit, rrënim të ekonomisë, dhunë ndaj vajzave dhe mungesë shprese për rininë.
Ne, vajzat dhe djemtë e Vlorës, që e duam Vlorën, kemi fuqinë💪 dhe energjinë🔥 për ta ndryshuar këtë realitet.
25 Prilli është dita e triumfit të rinisë vlonjate.
Bashkohu dhe me vajzat e qytetit tënd, t’ju japim jetë ëndrrave tona!
Voto më 25 prill për rininë, për shpresën, për ndryshimin, për të ardhmen!
VOTO VAJZAT E VLORËS!
VOTO LSI!🌹VOTO NUMRIN 6!