Kandidatët me emra, partitë me logo! Si do të jetë fleta e votimit në 12 qarqet e vendit (FOTO)

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka miratuar sot përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në fletën e votimit do të jetë dhe emrat e të gjithë kandidatëve, ndërsa partitë janë me logot përkatese dhe numra.

NOA

Përmasa e fletës do të jetë e ndryshme për çdo qark në varësi të numrit të kandidatëve. Formati i fletës së votimit ku në brendësi do të ketë dhe emrat e kandidatëve është kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar që fleta të kishte vetëm numrat e kandidatëve.

PS pritet ta ankimojë në KAS vendimin e Celibashit, ndërsa edhe PD preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale.

Më poshtë mund të shihni sesi do jetë fleta e votimit për 12 qarqet e vendit.