Kaloi te LSI, Etion Joka: PS po bën lojë të pisët, po përgatisim kallëzimin penal se po blejnë votat në Tiranë

278
Sigal

LSI-ja po përgatit kallëzim penal për PS-në, sipas së cilëve po vjedh votat e qytetarëve. Lajmi u bë i ditur nga Etion Joka, ish-anëtar i PS-së, që tani më i është bashkuar LSI-së dhe është kandidat për deputet. I ftuar në një emision televiziv, Joka tha se PS-ja po intimidon qytetarët që janë të partisë kundërshtare, e ndërsa po përpiqet që të blihet votat me ndihma të ndryshme. Ai akuzoi PS-në se po bën një fushatë agresive.

Joka ka komentuar edhe listën e PS-së, duke thënë se ka ofenduar ata që kanë kontribuar me vite, e ndërsa po promovohen njerëz për “show”.

“Kemi individ dhe emra që janë spostuar dhe ofenduar, ndërkohë që kanë qenë kolona udhëheqës, promovim njerëzit për shoë mediatk, për të krijuar një shkëputje nga hallet e përditshme, kjo është luftë e rikthimit të Shqipërisë në drejtimin e duhur”, tha ai.

Largimin nga PS-ja dhe kalimin në LSI, Joka tha se nuk ishte një lëvizje për interesa vetjak, por çështje mendimesh.

“Nuk është një lëvizje interesi personal, por mendimesh të të gjithë grupit që përfaqësojë, nuk ka qenë në ambicie renditja në lista, nuk kemi pasur debate ne LSI siç po ndodh në PS, pastaj dalim apo s’dalim fitues, ne do kënaqemi”, tha ai.