Braimllari publikon videon nga dhuna tek Teatri: Përgjegjësia personale me emra konkretë

284
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endri Braimllari ka publikuar videon që e shfaqi më herët Petrit Vasili për dhunën e ushtruar nga policët tek Teatri.

Braimllari thotë se tashmë përgjegjësia është personale dhe me emra konkretë të identifikuar teksa i bën thirrje drejtësisë të veprojë, ose drejtësia e popullit do jetë shumë e rëndë.

POSTIMI

Sekti i rilindjes qe nuk perfaqeson dinjitetin e Policise se Shtetit militant e politik qe e degraduan Policine e Shtetit dhe e çuan ne diten me te zeze.

Drejtues trafikant te Policise se Shtetit, qe bene karriere duke pergjuar koleget dhe bashkepunuan me trafikantet, urdheruan ushtrimin e dhunes ndaj artisteve, qytetareve, te rinjve dhe te rejave ne kundershtim me ligjin.

E gjithe trupa e Policise se Shtetit drejtuar nga Edi Rama, Sander Lleshi dhe Drejtuesit e Policise se Shtetit kane pergjegjesi per krim kunder njerezimit!

Pergjegjesia eshte e rende dhe kriminale sepse kane legalizuar kriminelet te cilet nuk kane qene te pajisur me numer indetifikimi, çdo efektik i policise i paidentifikuar eshte nje kriminel qe ushtroi dhune.

Drejtesia duhet te veproje ne rast te kundert drejtesia e popullit do te jete shume e rende per kedo qe tenton te dhunoje qytetaret. Pergjegjesia eshte personale me emra konkrete te identifikuar per kedo qe ka ushtruar dhune.