Jordan Daci: Kushtetuesja i bëri bisht detyrës, krijoi një precedent të rrezikshëm

188
Sigal

Lidhur me vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, Presidenca akuzoi Gjykatën Kushtetuese se nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje dhe se cënoi parimet e transparencës dhe procesit të rregullt gjyqësor, duke hequr dorë nga ushtrimi i funksionit të saj dhe dërgimin për opinion në Komisionin e Venecias. Avokati Jordan Daci, deklaroi se me vendimin për të shpallur veten jokompetente, Kushtetuejsa krijoi një precedent të rrezikshëm. Sipas Dacit, është i pakuptimte ndryshimi i qëndrimit të Kushtetueses në pak muaj. Fillimisht, Kushtetuesja ishte dakord për të shqyrtuar çështjen, por më pas ndryshoi mendje. “Qendrimi i  presidencës reflekton nevojën që ka vendi për një qasje ndryshe nga Gjykata Kushteuese. Shqipëria ka shumë probleme. Nuk pritej një mrekulli pas vendimit të Gjykatës.   Ky ishte një rast i humbur për Shqipërinë dhe Gjykatën Kushtetuese, për të rivendosur disa ekuilibra që kanë humbur prej vitesh. Shqipëria ka nevojë për një reflektim të fortë nga politika. Kushtetuesja veproi në mënyrë të gabuar. Ishin po këta gjyqtarë që kishin vendosur pro gjykimit të kësaj çështje, por disa muaj më vonë, këta gjyqtarë ndryshuan mendje. Venecia kërkoi që shqiptarëve t’u jepej një mundësi. Kushtetuesja kishte mundësi të zgjidhte përfundimisht sherrin. Mund të krijohet një precedent i rrezikshëm. Mund të kemi sërish probleme kaq serioze. Një gjykatë Kushtetuese serioze nuk do i bënte bisht detyrës”, tha Jordan Daci.