Jamarbër Malltezi bën denoncimin: Ka 1 ligj që i jep pronarit pronën e vet dhe 4 mënyra per t’ja vjedhur

355
Sigal

Anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi ka denoncuar vjedhjen e trojeve private dhe pronave publike të pronarëve denbabaden nga Rama dhe kanarët e tij në bashkinë Kavajë.

Sipas Malltezit, në Shqipëri ka 1 ligj që i jep pronarit denbabaden pronën e vet dhe 4 mënyra per t’ja vjedhur.

Anëtari i kryesisë ka theksuar dy raste flagrante të vjedhjes së pronës së pronarëve të parë, ku në një rast Rama ka nxjerr edhe 3 VKM që ti falë me 1 euro 5000m2 tokë dhe 1200m2 objekt në mes të Tiranës pëe një italian.

Gjithashtu një tjetër rast flagrant ishte kryetari i i Edvinit në Kavajë, i cili bën gjoja tender ku merr pjesë veç njëri dhe gjoja jep pyllin pa fryt për tu mirëmbajtur për 20 vjet, me 270 mijë lekë për hektar për 1 vit.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Ka 1 ligj qe i kthen pronen pronarit te ligjshem dhe 4 menyra qe ia vjedhin!!! Por nuk ka as shtet ligjor ndaj ne Shqiperi raporti mes Ligjit dhe sajesave alla-shqiptarce qe dhunojne ligjet e prones jane 1 me 4.

– Ka vec 1 ligj per kthimin e prones tek ish pronaret. Ky eshte i vetmi ligj qe respekton te drejten e prones, trashegimine dhe standard qe e kane edhe vende te tjera qe i ra per hise flama e ndryre e komunizmit.

– Ka 2 ligje qe ne thelb ia marrin pronarit te ligjshem pronen, sic jane ligji 7501 qe ia merr token BUJQESORE pronarit qe e ka pasur dhe ia jep banoret e jeton dhe e punon, dhe Ligji i Legalizimeve qe legalizon ndertimin. Duhet thene se edhe Italia psh ka zbatuar reforme agrare qe i ka dhene toke fshatareve (por zakonisht i ka dhene toke shteti e jo toke privati), dhe ligji i legalizimeve legalizon objektin por kerkon ta blesh token. Kohet e fundit Zonti Lam po fut edhe klauzola antiligjore qe ia merr fare token pronarit dhe i jep nje cope leter me poste pronarit te ligjshem ku i thote qe kismet kur te clirohet Shqiperia mund te kerkosh ndonje kompensim. Keto jane ligje ne thelb jo te drejta por qe ka edhe vende te tjera kryesisht te botes se trete dhe ish komuniste qe i kane pasur.

– Tani Qerratallaret alla-Edvin po shpikin edhe 2 menyra te tjera antiligjore per te vjedhur token e pronareve ligjore apo atyre qe ju takon te kompensiohen sipas ligjit. Menyra 1 antiligjore eshte qe del Edvini dhe i fal 5000 m2 toke dhe 1200m2 objekt mes Tiranes nje italiani te dyshuar per lidhje me mafien vec pse ky i ben sherbim lepires Edvinit. Nxjerr edhe 3 VKM qe tia fale me 1 euro 5000m2 toke dhe 1200m2 objekt, dhunon edhe Planin Rregullues qe e kish caktuar per gjimnaz! Ku (ne cilin vend te botes se 3-te) ekziston kjo praktike ku kryeministri mund te perlaje token publike dhe private e tia jape lepiresit te vet? Ne cilin vend te botes ndryshon Plani Rregullues i qytetit qe Objekti i caktuar per shkolle ti falet nje qytetari te huaj per lepirje? A tregon dot 1 shqiptar qe te kete marre falas 5000m2 toke mes Romes? Apo qe qeveria Italiane te nxjerre VKM per prishjen me para publike te objektit qe i ka falur me

1 euro qe mos shpenzoje lepiresi asnje lek as per prishje objekti?! A eshte ligjore kjo apo antilogjore? Spak kos po ha.

Menyra e dyte antiligjore eshte kjo si meposhte ky kanakari i Edvinit ne Kavaje ben gjoja tender ku merr pjese vec njeri dhe gjoja jep pyllin pa fryt per tu mirembajtur per 20 vjet. Tek ky pylli qerratallaret ndertojne pallate sic elvis/ervin/ervisi para ketij dhe pastaj legalizojne pallatet!

Pra ka 1 ligj qe i jep pronarit denbabaden pronen e vet dhe 4 menyra (2 me ligje vendesh te botes se trete dhe 2 antiligj) per tia vjedhur pronarit denbabaden.

Por zuzaret e zyrtaret jane te lumtur nga ky lesh arapi i paligjshmerise ne kurriz te drejtesise. Reforma po ecen por drejtesia ka humb rruges.