Ja kush janë 19 kandidatët dhe platformat për Avokatin e Popullit

362
Sigal

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon këtë të premte një dëgjesë publike me kanidatët në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit.Nga lista praprake me 20 kandidatë, do të prezantojnë platformën 19 prej tyre, pasi Olta Aliaj është tërhequr nga gara pak minuta para nisjes së seancës në Kuvend.Bëhet me dije se e pranishme fizikisht nuk do të jetë as Erinda Ballanca, pasi është e infektuar me Covid-19, e cila kërkon një mandat të dytë në postin e Avokatit të Popullit.Koha për prezantimin e platformave për secilin kandidat do të jetë 5 minuta.Mes 20 kandidatëve që kanë depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.Në përfundim të afatit janë depozituar kandidaturat si më poshtë:1.Ahmet Prençi2.Altin Goxhaj3.Besim Ndregjoni4.Bledar Dervishaj5.Boriana Nikolla6.Brikena Kasmi7.Dorian Gjomarkaj8.Drita Avdyli9.Endri Papajorgji10.Ermir Kapedani11.Erinda Ballanca12.Evis Fico13.Ilirjan Rusmali14.Jordan Daci15.Jorida Rustemi16.LauretaRoshi17.Ledio Braho18.Lefterije Luzi19.Sali Shehu