Berisha: “Presidenti i PPE kërkon largimin e Xhafajt, po bllokon hapjen e negociatave”

624
Sigal

Prej kohësh ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është në qendër të akuzave nga opozita, pasi pretendojnë se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge në Itali. Kështu, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu akuzat për Xhafajn, pasi sipas tij ai është bllokuesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Berisha ka cituar presidentin e Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul, ku sipas tij zyrtari i huaj ka kërkuar largimin e Xhafajt nga Ministria e Brendshme. Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se largimi i Xhafajt nga pushteti është rruga e vetme për të ecur drejtë Bashkimit Evropian.

REAGIMI I BERISHËS: Xhafa i Drogës bllokuesi i hapjes së negociatave! Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm. Të dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane në Varshavë, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”. Pra, të dashur miq, Fatziu i Drogës po mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian! Kjo fakton edhe njëherë se Edvin Kristaq Rama, midis Evropës dhe Drogës ka zgjedhur Drogën dhe paratë e saj të krimit! Largimi tij nga pushteti është rruga e vetme për të ecur drejt Bashkimit Evropian! Sb