Ja ku shkoi Basha pas përfundimit të protestës…

376
Pas protestës së zhvilluar në bulveradin “Dëshmorët e Kombit”, kreu demokrat Lulzim Basha, i shoqëruar nga drejtues të partive opozitare, mbështetës të opozitës dhe deputet, i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike.
Nga selia e PD-së, Basha përshëndeti me dy gishta disa qindra mbështetës të PD-së që e shoqëruan në segmentin nga Kryeministria deri në selinë e Partisë Demokratike.
Protesta e opozitës kaloi pa incidente, ndërsa qetësisht mijëra mbështetës të PD janë shpërndarë. Gjithashtu edhe punonjësit e policisë së shtetit janë larguar nga zona për rreth godinës së qeverisë, ku ishin përqëndruar edhe makina të blinduara, si dhe automjetet me ujë që shërbejnë për shpërndarjen e turmave.
Sigal