Ja çfarë fshihet pas dy dëshmive të Roshit

440
Një ditë më parë, Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, publikoi dy dëshmi penaliteti me ermat Elvis dhe Ervin Roshi, të lëshuara nga autoritetet italiane. Këto provojnë se ai është i pastër penalisht. Por dëshmitë e penalitetit të tij nuk tregojnë domosdoshmërisht se ai nuk ka qenë i dënuar më parë. Që Roshi të provojë se nuk është dënuar kurrë më parë, ai duhet të marrë një certifikatë, apo dëshmi nga arkivi gjyqësor, nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar ose jo. 
Dëshmitë e Roshit, të publikuara dje në “Facebook” janë certifikata penale dhe sipas ligjeve italiane, nëse një person është dënuar vetëm një herë me një dënim jo më shumë se dy vjet burg, atëherë me kalimin e viteve ky dënim nuk pasqyrohet në këto dëshmi. Personi në fjalë është i rehabilituar përfundimisht dhe nuk arsye pse të reflektohet dënimi në dëshminë e penalitetit. Këtë e konfirmojnë edhe burime brenda Prokurorisë, të cilat thonë se dënime të lehta nuk pasqyrohen pas një farë kohe në dëshminë e penalitetit.
Sigal