13 ministra dhe 142 drejtues, frikë nga “emërimet “blozë”, nuk dorëzojnë formularët e zyrtarëve

428
Ndërkohë që deputetët, punonjësit e drejtësisë, të pushtetit lokalë e të institucioneve të tjera publike, i plotësuan dhe i dorëzuan formularët e dekriminalizimit në afatin e përcaktuar nga ligji, vetë-deklarimet e nëpunësve të administratës publike nuk po publikohen, për të zbuluar se cilët janë realisht ata që përbëjnë administratën publike, që nga ministrat, zv/ministrat, zëdhënësit e shtypit, shefat e kabineteve, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive, drejtorët e shërbimeve publike kombëtare, drejtorët rajonalë, prefektët, drejtorët e institucioneve të çdo niveli, sekretaret, zyrtarët e pushtetit lokal e deri tek nëpunësit dezhurnë që presin e përcjellin qytetarët në hyrje të institucioneve. Këta formularë janë plotësuar, firmosur e dorëzuar nga punonjësit në të gjithë institucionet zyrtare të administratës publike, brenda 4 ditësh nga nisja e procesit ligjor. Me urdhër nga drejtuesit e institucioneve e shërbimeve publike, të gjithë punonjësit dhe drejtuesit vartës në rrethe, kanë “zënë radhën” e kanë plotësuar formularët vetë-deklarues të dekriminalizimit. Por këta formularë, nuk janë depozitar në KQZ e në komisionin verifikues të Administratës Publike që ka në përbërje edhe drejtues e ekspertë nga institucionet e sigurisë, nga agjencitë hetimore dhe ligjvënia. Shkak nuk janë punonjësit e administratës, por titullarët, të cilët kanë bllokuar dërgimin e formularëve në KQZ e në komisionin shtetëror të verifikimit të tyre. Nga biseda me disa nëpunës, ata deklaruan për “Telegraf”, se i kanë plotësuar formularët në fatin e caktuar sipas ligjit dhe sipas urdhrit të dhënë prej titullarëve. Mirëpo këto formularë, paçka se janë dorëzuar qysh mëse 20 ditë më parë, ato po mbahen të bllokuar në zyrat e ministrive, bashkive, prefekturave, qarqeve, drejtorive e institucioneve të tjera publike, ndërkohë që duhej të ishin dorëzuar. Po cili është afati ligjor për plotësimin dhe dorëzimin e tyre? 
Afati i plotësimit 4 ditë, i dorëzimit ka skaduar në datën 19 maj
Afati i plotësimit të formularëve prej punonjësve të institucioneve e shërbimeve ët administratës publike ka qenë 4 ditë, nga nisja e procesit ligjor. Ndërsa afati i dorëzimit të tyre prej institucioneve ka qenë data 19 maj 2016. Çfarë ka ndodhur? Rezulton se 88 mijë e 760 punonjësit e administratës dhe 41 mijë punonjësit e shërbimeve publike qendrore e rajonale i kanë plotësuar formularët, i kanë firmosur, kanë marrë edhe firmën e dorëzimit në zyrat e burimeve njerëzore të institucioneve përkatës, por formularët e vetë-deklarimit nuk janë dorëzuar, mbasi janë bllokuar nga titullarët. Sipas ligjit dhe udhëzimit të qeverisë, dorëzimi i tyre duhej të ishte bërë brenda datës 19 maj 2016, por sot është data 4 maj 2016 e ato prej 15 ditësh mbahen të bllokuar në zyrat speciale të “kuçyr” nga drejtuesit e institucioneve e shërbimeve publike, nga frika e daljes së abuzimeve me emërimet që kanë bërë. Nuk ka asnjë pengesë procedurale, përkundrazi ka vonesë të qëllimshme. Shkak i bllokimit dhe i mos dërgimit të formularëve të nëpunësve për verifikim e publikim, janë lidhjet nepotike që janë bër prej tyre me punësimet dhe emërimet “blozë” në zyrat dhe funksionet e administratës. Ky panik që mban të bllokuar vetë-deklarime ka mbërthyer titullarët në 13 ministri dhe 142 drejtori, institucione e shërbime publike, të cilët nuk po dorëzojnë formularët. Një nga këto ministri është edhe ministria “Harito” që mbulon emërimet dhe konkurset që bëhen për punësim në administratën publike. Si për paradoks, kjo ministri që nuk i ka dorëzuar vet formularët, hesht edhe ndaj titullarëve të ministrive e institucioneve të tjera, duke shkelur ligjin i cili realisht ka pasur si afat të fundit plotësimi e dorëzimi datën 4 maj 2016, pra 30 ditë më parë, por që nuk është zbatuar nga 13 ministri e 124 drejtori dhe institucione, përkundrazi është shtyrë e po shtyhet, mbasi siç dihet zyrat e administratës janë kthyer si dhoma të një familjeje, me të punuar motra, vëllezër, kunata, bashkëshortë, nipër, krushq, nuse e dhëndurë! E po kështu, janë punësuar persona me identitete e arsim malco dhe me dënime penale brenda e jashtë Shqipërisë. 
Sigal