Iva Çarçiu: As KAS e as “Rilindja” nuk mund ta marrin nëpër këmbë sovranitetin dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve

629
Sigal

Pas publikimit të vendimit të KAS, për mospërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës, duke hedhur kështu poshtë kërkesat e PD-LSI, kanë reaguar dhe kandidatë të këtyre partive. Një ndër tyrë ishte dhe Iva Çarçiu, kandidate për deputet e LSI në Qarkun e Tiranës.

“Provat e bëra publike nga Lëvizja Socialiste për Integrim publikisht dhe të dorëzuara në KAS nuk janë marrë parasysh duke injoruar dhe hedhur baltë mbi vullnetin dhe dëshirën e shprehur në zgjedhjet e 25 Prillit”,- është shprehur Çarçiu me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

KAS pas bërjes publike të çdo shkeljeje që ka ndodhur në vetëm 2 prej qarqeve në Berat dhe Gjirokastër vendosi që të rrëzojë ankimimin e opozitës

Provat e bëra publike nga Lëvizja Socialiste për Integrim publikisht dhe të dorëzuara në KAS nuk janë marrë parasysh duke injoruar dhe hedhur baltë mbi vullnetin dhe dëshirën e shprehur në zgjedhjet e 25 Prillit

KAS vërtetoi publikisht përpara të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që është një lodër e shëmtuar e qeverisë së korrupsionit , e qeverisë që shqiptarët e shprehën haptazi që nuk e duan

Beteja sapo ka filluar për të mbrojtur sovranitetin e vullnetin e lire të shqiptarëve që nuk mund ta marrin nëpër këmbë as KAS as rilindja e askush