Buffon me mesazh emocionues drejt tifozëve të Juventusit: Ishit korniza brenda së cilës pikturova historinë time

190
Sigal

Gianluigi Buffon ka shkruar një mesazh emocional për tifozët e Juventusit pas fitores në Kupën e Italisë , ku ai ishte në portë dhe ngriti në fund trofeun.

Portieri po largohet nga Juve për herë të dytë dhe la të kuptohet se në moshën 43 vjeç ai është ende i etur për të vazhduar karrierën e tij duke luajtur diku tjetër.

Ai luajti në ndeshjen që Juve mundi Atalantan me rezultat 2-1 për të ngritur trofeun e Kupës së Italisë.

“Ju ishit korniza brenda së cilës unë pikturova historinë time të Bianconerëve”.

“Për 20 vjet nuk më braktisët kurrë, gjithnjë më mbështetët dhe më inkurajuat. Së bashku u fundosëm dhe së bashku u rilindëm”.

“Së bashku kemi përjetuar gëzim të pafund dhe së bashku kemi përjetuar zhgënjim të thellë”.

“Një falënderim i thjeshtë nuk do të ishte kurrë i mjaftueshëm për të shlyer dashurinë e pafund që më treguat për 20 vjet”, ka shkruar Buffon në Instagram, duke iu referuar tifozëve bardhezi.