Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në një studio televizive, komentoi protestën e djeshme të opozitës dhe ngjarjen ku deputeti Bledion Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë.
“Problemi është i një sulmi agresiv pa shkak, disproporcional të 10 policëve ndaj një njeriu, për më tepër edhe deputet, i cili po ndihmonte një person dhe ata iu sulën me shkopinj dhe i futën në fytyrë spraj a gaz toksik dhe ikën të kënaqur. Ishte skenë makabre për mendimin tim. Nuk kam parë skenë të tillë, ai ishte jashtë kontekstit, nuk po përplasej me njeri, po ndihmonte një qytetar, përkundrazi,” deklaroi Shehu.
Deputeti theksoi se dhuna e përdorur nga forcat e rendit ishte e paprecedentë dhe nxori në pah tensionet që kanë shoqëruar protestat e opozitës.






















