Itali/ Berisha takim në Breshia, shqiptarët i rezervojnë një pritje madhështore

22
Sigal

Një pritje tejet madhështore dhe plot entuziazëm i kanë rezervuar shqiptarët kryedemokratit Sali Berisha në Breshia të Italisë.

Pas hapjes së fushatës elektorale në Tiranë më 11 maj dhe prezantimin e programit të shtunën në pallatin e Koncerteve, ndalesën e radhës PD dhe lideri demokrat, Sali Berisha e pati me diasporën shqiptare, në Itali.

Një sallë e mbushuar plot, Berisha u prit me ovacione nga bashkë-atdhetarët në Breshia, të cilët kishin mbushur sallën për të pritur liderin demokrat.

I shoqëruar dhe nga krye-strategu i fushatës elektorale që udhëhoqi drejt fitores presidentin amerikan, Donald Trump, Chris LaCivita, Berisha përshëndeti shqiptarët të pranishëm në sallë, ndërsa pasditen e kësaj të diele PD nisi nga Breshia e Italisë, takimin me diasporën.

Italia mban rekordin për regjistrimin e diasporës për të votuar më 11 maj, me një shifër prej gati 100 mijë shqiptarëve që duan të votojnë në parlamentaret e 2025.