Ish-ministrja Arta Dade: Duhet të largohet kryeministri Rama, Qeveria është e kapur në skandale. PS-ja të reformohet nga socialistët

509
Sigal

Ish ministrja e Jashtme e PS Arta Dade u shpreh se mazhoranca duhet të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike. Arta Dade: Nuk besoj që protestat e opozitës dëmtojnë, apo janë arsye që Shqipëria të mos marri “OK” për hapjen e negociatave. Mendoj se arsyeja kryesore e gjithëkahershme ka qenë konfliktualiteti politik dhe për këtë janë përgjegjës të dy kahet politikë. Nuk e shikoj zgjidhjen e krizës politike të afërt, për arsye se mungon vullneti politik. Është mazhoranca më së pari që të zgjidhet kriza politike sepse ajo nuk po qeveris. Kemi një mazhorancë monopartiake tashmë dhe një nga sugjerimet që unë kam muaj që po e them është që mazhoranca duhet ta zgjidhi këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet, të vendoset një kryeministër tjetër që duhet të jetë më i pranueshëm dhe që nuk mbart përgjegjësi kaq të mëdha mbi veten. Sepse dihet që kemi një mazhorancë që është kapur në skandale, të cilat do të duhen kohë që të zgjidhen.

Shqipëria për krijimin e një lëvizje brenda PS-së, që do të mendojë për interesat e Shqipërisë. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit. Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, zërat nuk kanë munguar. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë. Nuk mendoj që kemi një kapje të shtetit në kuptimin klasik të fjalës, por është shqetësuese që ka segmente shumë të rëndësishme të shtetit që nuk po funksionojnë. Pra kam parasysh pushtetin gjyqësor, por mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese që ka kohë që nuk funksionin. Kam parasysh edhe Parlamentin, i cili nuk punon në kapacitetin dhe në formatin e tij të zakontë me djegien e mandateve nga ana e opozitës që është një gjë e paprecedentë, që dëmton shumë rëndë funksionimin e parlamentit, dëmton shumë rëndë demokracinë dhe dëmton shumë rëndë vetë opozitën. Kemi një sërë institucionesh që nuk po funksionojnë, është cenuar siguria në mënyrë serioze, në vend dhe unë besoj se segmente shumë të rëndësishme të shtetit, si ekzekutivi janë kapur nga korrupsioni. Kemi një rezultat të munguar në luftën kundër krimit të organizuar.