Jordan Daci: Presidenti Meta i ka shërbyer unitetit, i dha zë gjysmës së shoqërisë

57
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Presidenti Meta nuk e ka cenuar, i ka shërbyer unitetit. Unitet do të thotë që shoqëria të veprojë si një e tërë. Nëse ti gjysmën e shoqërisë nuk e quan se ekziston dhe nëse presidenti i jep zë kësaj pjese, nuk cenon unitetin. Normat kushtetuese nuk kanë asnjë vlerë nëse i interpreton teorikisht. Vendimi i parlamentit është politik, me pasoja juridike, vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Nuk kisha dilemë që parlamenti do ta miratonte, sepse kur e thotë sulltani, ata ngrenë duart dhe këmbët. Praktikisht, a ka shkelje apo jo? Asnjë president në botë nuk shkarkohet për deklaratë. Nuk është trajtuar ndonjëherë në legjislacionin tonë, se çfarë është shkelje Kushtetuese. Presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet që bën. E vetmja pasojë, është që mund të përbëjë shkak për shkarkim. Vetë logjika e shkarkimit, kur kemi shkelje të rëndë, do të ishte e dukshme, sa çdo qytetar do ta kuptonte. Përshembull, një fyerje e rëndë e flamurit, të simboleve, vepër të turpshme në publik, etj. Presidenti ynë është më i ngjashëm me të Kroacisë, pak me Slloveninë, Italinë.

Me Kosovën ka dallime thelbësore. Përpara se të marrim rastet, duhet të gjejmë modelet që i përshtaten. Koreja e Jugut nuk përshtatet fare me traditën tonë dhe sistemin tonë. Rasti i Kosovës është rast i kundërt, sepse ai ishte kryetar i partisë. Rastet në botë janë rreth 17 dhe janë raste ekstreme, periudha historike që janë karakterizuar nga rrethana të ndryshme. Mendoj se asnjë nga këto modele nuk i përshtatet situatës tonë. Ata kanë patur gjykatë kushtetuese, gjyqësor, opozitë. Në rastin e Shqipërisë, Meta është akuzuar se ka përkrahur opozitën. Popullsia jonë përfaqësohet gjysma në qeveri dhe pjesa tjetër që nuk përfaqësohet fare. Unitet do të thotë që shoqëria të veprojë si një e tërë. Nëse gjysmën e popullsisë nuk e quan që ekziston, nëse Presidenti i jep zë kësaj pjesë, nuk mund ta quash shkelje. Presidenti ka qenë zëri i një pakice. Normat kushtetuese nuk kanë vlerë, nëse i interpreton teorikisht.