Ish-ministri Panariti: Distancohuni nga kafshët, bartëse potenciale të virusit

268
Sigal

Ish-ministri Edmond Panariti iu ka bërë apel qytetarëve që të distancohen edhe prej kafshëve, pasi mund të jenë bartëse të koronavirusit. Në një postim në Facebook, Panariti shkruan se macet infektojnë njëra tjetrën, dhe transmetimi i virusit nga macja te njeriu është konstatuar në Belgjikë.

Postimi i plotë

Kafshët e shoqërimit mund të jenë bartëse potenciale të koronavirusit! Kjo është e provuar!
Prandaj distancim edhe ndaj tyre ashtu siç bëjmë edhe ndaj njëri tjetrit.

Për të parandaluar infektimin! Për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Dje vura re një grua e moshuar që po ushqente dhe përkëdhelte dy qen endacakë.

Padyshim një gjest fisnik dhe për tu admiruar!
Është shumë njerëzore dhe fisnike të vazhdojmë të përkujdesemi për to!
Në shtëpi dhe në rrugë!
Edhe në këto kohë pandemie.

Por pa i prekur, përkëdhelur, pa i puthur!

Sepse koronavirusi, qarkullon edhe midis tyre.

Është provuar se macet infektojnë njëra tjetrën me koronavirus me anë të spërklave.
Transmetimi i koronavirusit nga njeriu te kafsha është konstatuar në Belgjikë, nga një pronar te macja e tij.
Një tigër rezultoi pozitiv në testin COVID -19 pas kontaktit me kujdestarin e tij të infektuar me COVID por pa simptoma.
Në Hong Kong dy qen rezultuan pozitiv me COVID – 19 dhe njëri vdiq (ngordhi) pas dy ditësh.
Prandaj Kujdes!