Denoncimi i qytetares/ Makina e policisë aksidenton rëndë 10 vjeçarin, ngjarja mbahet e fshehtë

410
Sigal

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një ngjarje të rëndë, e cila ka si protagoniste Policinë e Shtetit.

Ajo shprehet për JOQ Albania se mbrëmjen e të hënës një automjet i policisë ka aksidentuar rëndë një fëmijë 10-vjeç në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.

Sipas saj, fëmija ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.

Denoncuesja thotë se në momentin e aksidentit, fëmija me iniciale K.B., ndodhej i shoqëruar nga xhaxhai tij, pasi e kanë portën e shtëpisë shumë pranë rrugës.

Ndërkohë, qytetarja thekson se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë për aksidentin e rëndë.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ! Ne pamundesi per te vepruar dua te bej nje denoncim per nje ngjarje qe ndodhi mbreme ne lagjen time ….makina e policise aksidentoi nje femije 10 vjeç ne paskuqan dhe nuk eshte bere asgje, ngarja po mbahet e fsheht. Ai femije eshte ne gjendje te rende te trauma ne spitalin ushtarak . Djali vazhdon te jete akoma ne spital, eshte akoma ne reanimacion. Ka edhe deshmitare te tjere per ngjarjen. Femija quhet K.B. Ai ishte ishte i shoqeruar edhe me xhaxhain e tij se e kane porten e shtepise direkt me rrugen. Ngjarja ka ndodh mbreme rreth ores 20:00.