VIDEO/ Kur Aleksandër Vuçiç betohej me kallashnikov në dorë se do të vriste 100 shqiptarë

507
Sigal

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, përveçse ministri i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, ka qenë tejet aktiv gjatë kohës kur mbi popullatën shqiptare dhe jo vetëm kryenin masakra të përgjakshme.

Ish kryeministri Sali Berisha publikon një video ku Vuçiç shfaqet me kallashnikov në dorë përkrah kriminelit të luftës Sheshel, kreu i Çetnikëve serbë, duke u betuar se do të vrasë 100 shqiptarë.

“Padroni i Esad Toptanit të Ri, Vuçiç kur betohej me kallash në dore para shefit të tij, kriminelit të damkosur Vojislav Sheshel se për një serb do të vrasë 100 shqiptarë!”, shkruan Berisha mbi video.