Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj: PD në krizë, rrezikojmë minimin e demokracisë

292
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish ministër i Jashtëm në mandatin e parë qeverisës të Sali Berishës, deklaroi dje se PD është në krizë të madhe, duke e lidhur këtë me faktin se ka humbur një proces zgjedhor për herë të tretë.  Besnik  Mustafaj: “Nuk do të bëj një nekrologji të PD-së. Unë jam një nga themeluesit e saj. Dua të them që një parti e madhe që humbet zgjedhjet për herë të tretë, sigurisht që është në krizë shumë të rëndë. Unë jam një kozmopolit në bindjen e mia dhe në qasjet e mia. Dua që të udhëtoj nëpër botë, duke qenë i vendosur në Shqipëri. Fati i Shqipërisë dhe i politikës së saj, dëshpërohem shumë nga defektet që ka politika në zbatimin e demokracisë. Po rrezikojmë të kemi një shoqëri apolitike. Këto shoqëri çojnë në minim të demokracisë.”