Endrit Braimllari: Vrasjet dhe atentatet tregojnë qartë mungesën e funksionimit të policisë

131
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Rendi dhe Siguria Publike është rrezikuar nga përdorimi politik i Policisë së Shtetit në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Policia e Shtetit u përdor si kurrë më parë si një strukturë e ‘Rilindjes’ e cila ishte në funksion të krimit të organizuar, në mbështetje të perfaqësuesve të parties- shtet, në çdo bashki të vendit.

Policia e Shtetit është nën këmbët dhe urdhërat e krimit të organizuar. Ngjarjet e fundit në vend, me një numër të lartë vrasjesh dhe atentatesh në kryeqytet, por dhe në qytetet kryesore të vendit, tregojnë qartë mungesën e funksionimit të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer në një strukturë politike në shërbim të krimit elektoral dhe jo në funksionin e saj të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike