Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj: Akt i mirëfilltë propagandistik shpallja non-grata të Sali Berishës

457
Sigal

/Gazeta TELEGRAf

Ish- ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA, në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh, nuk ka më asnjë funksion publik. Besnik Mustafaj: “DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë. Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime  në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve  na ka ndodhur, edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar. Mua më duken legjenda që opinioni ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar, sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike. Nuk besoj se është e domosdoshme që Presidenti Meta të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën, i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor. Është fantastike manovra e Berishës. Unë e njoh sa sedërli është ai. Sa lëndohet dhe sa bëhet sulmues kur mendon se është prekur atje ku nuk duron dot. Ka zgjedhur një nga avokatët më të mirë të botës dhe padyshim nga më të shtrenjtët. Dhe nuk futej, nëse nuk ishte 50% i sigurt që do e fitonte çështjen. Duke pasur parasysh që në Paris të sulmohet sekretari i shtetit, është reklamë. Dhe mendoj se ai mund ta bëjë edhe falas, sepse ai ka bërë disa çështje të rëndësishme dhe jo deri te sekretari i shtetit. Sepse Blinken e ka publikuar te ‘Twiteri’ privat dhe përkthehet si qëndrim personal.  Familja është e shenjtë në Francë.”