Viktima u qëllua me dy armë kallashnikov, u gjetën në makinën e djegur (VIDEO)

264
Sigal

Delon Troqe u ekzekutua mbrëmjen e sotme pranë një servisi makinash në lagjen Skelë të Vlorës, nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët e kësaj ngjarje janë larguar drejt fshatit Sherishtë të Vlorë, aty ku është konstatuar një makinë në flakë që dyshohet se i përket autorëve.

Në automjetin e konstatuar duke u djegur në fshatin Sherishtë, pas fikjes së zjarrit nga shërbimet e zjarrfikëses, grupi hetimor gjatë këqyrjes së automjetit ka gjetur  dy armë zjarri të tipit kallashnikov.

Viktima mësohet se ishte i dënuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.