Ish ministri Besnik Mustafaj/Ndryshimet e Kodit Penal janë fitore e Metës. Komisioni i Venecias rrëzoi kërkesën e Parlamentit

329
Sigal

Ish ministri Besnik Mustafaj: Ndryshimet në Kodin Penal janë fitore e Metës

Ish- ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dje ka përshëndetur rolin e opozitës në këtë situatë me koronavirus duke thënë ka bërë atë që bën një opozitë dhe se duhet të përqëndrohet edhe tek problematika e zgjedhjeve pasi jo më larg se 1 vit Shqipëria shkon në zgjedhje. Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj: Presidenti Meta ndërhyu në një moment kur qeveria do votonte ndryshimet në Kodin Penal. Bëri një letër me propozime të cilat në masë u pranuan. Kjo mund të quhet një fitore e rëndësishme për Metën, një tërheqje për Ramën. Unë do kisha pritur nga Presidenti të kundërshtonte mbledhjen e parlamentit për të ndryshuar Kodin Penal. Ka apo s’ka vakum ligjor në aspektet që paraqiten në tekstin shoqërues të ligjit. Ky është problem tjetër. Nuk ishte koha për ligje të tilla. Gjithçka ka ngritur Presidenti por dhe një seri të tjera daljesh ka të drejtë. Dvorani është ende personi që përcakton drejtësinë në Shqipëri. PResidenti ka paraqitur fakte, Dvorani ka shkelur Kushtetutën dhe ende s’ka hetim. Komisioni i Venecias po ashtu i jep të drejtë Metës. Ende nuk është zgjidhur kjo problematikë për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur. Derisa Rama vijon me kapjen e gjykatave atëhere shpresoj që Meta ta vazhdojë deri në fund këtë. Mënyra se si kryeministri Rama e ka zhvilluar luftën politike ndaj Metës nuk është koherente. Përcaktimet e tij të fundit nuk ndryshojnë atë që ai ka ndryshuar mendim për Metën. Presidenti do të jetë njësh me popullin. E përshëndes qëndrimin e opozitës. Ka treguar me kritikat dhe sugjerimet se është e preokupuar. Me denoncimet e saj ka treguar se është përtej emergjencës së problemeve. Kryeministri Rama e them me bindje se është njeriu më refraktar dhe më refuzues për bashkëpunim me opozitën.