Ish-kryeministri Sali Berisha ka një mesazh për mjekët dhe qytetarët

994
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka një mesazh publik për të gjithë mjekët dhe një urim për shërim sa më të shpejtë të të infektuarve.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen për mjekët dhe kërkon nga qytetarët që të zbatojnë të gjitha rregullat e mbrojtjes dhe të mos i njësojnë ato me Ramën.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Mesazh!

Miq, sot numri i të sëmurëve në spitale arrin në 51.

Le t’ju urojme ne të gjithë atyre shërim të plotë, por edhe të infektuarve pa shenja të sëmundjes, shëndet të plotë.

Një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje dhe solidaritet të plote punonjësve të shëndetësisë dhe thirrje qytetarëve të respektojnë të gjitha rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi dhe të mos i njësojnë ato me narkoqeverine dhe kryekreun e saj që jua shpifin me daljet dhe qëndrimet e tyre çdo dite nga mëngjesi deri në darkë.